PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, reagon PD: Kriteri i hartës së re është interesi elektoral i Ramës, jo nevojat e qytetarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 tetor Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka reaguar kundër vendimit të mazhorancës për të futur në rendin e ditës së Kuvendit projektin për Reformën e Re Territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë se ndryshimet e propozuara në hartën administrative nuk lidhen me nevojat e qytetarëve, por sipas tij, me interesat elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, Bardhi pretendon se reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe se ndarja e re territoriale është përcaktuar paraprakisht nga mazhoranca.

Sipas tij, kriteri kryesor i kësaj reforme nuk janë shërbimet ndaj qytetarëve apo nevojat e komuniteteve, por mbështetja politike dhe elektorale e kryetarëve të bashkive ndaj mazhorancës.

Bardhi e ka shoqëruar reagimin me akuza të tjera ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj, duke e cilësuar hartën e re territoriale si një nismë që, sipas tij, synon forcimin e pushtetit politik të kryeministrit.

Opozita pritet të kundërshtojë reformën gjatë diskutimeve në Kuvend, ndërsa mazhoranca ka argumentuar nevojën për ndryshime në organizimin territorial.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër