Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka dalë me njoftimin e fundit në lidhje me protestën e filluar që nga mëngjesi në sheshin e Prishtinës nën thirrjet për t’u votuar edhe në leximin e dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Policia në njoftim ka thënë se protesta ka përfunduar qetë e pa incidente, përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve nga disa protestues.

“Protesta ka përfunduar kryesisht e qetë pa incidente serioze, përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga disa protestues. Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për bashkëpunim e protestim të qetë dhe respektim të udhëzimeve policore, të cilat kontribuuan në mbarëvajtjen e protestës dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e fundit të Policisë së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër