Oda Amerikane mirëpret kompletimin e arkitekturës institucionale të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur kompletimin e arkitekturës institucionale të Republikës së Kosovës përmes zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës, raporton Ekonomia Online.

“Me institucionet e Kosovës tashmë plotësisht të konstituuara, fokusi duhet të drejtohet fuqishëm drejt prioriteteve ekonomike dhe strategjike të vendit. Oda Amerikane bën thirrje për një dinamikë të re në reformat e qeverisjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe investime, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave që rrisin konkurrueshmërinë dhe mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, funksionaliteti i plotë institucional duhet gjithashtu t’i japë shtysë të re përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë.

“Oda Amerikane mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e vendit në avancimin e reformave, fuqizimin e sektorit privat dhe kontributin për prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër