Zgjedhja e presidentes, avokati Arianit Koci i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26, që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Koci ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026.

Sipas tij, të dhënat publike tregojnë se votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.

“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës. Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka shkruar Koci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër