Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka – Pulën pas zgjedhjes presidente

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dafina Zeqiri ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka – Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një urim për presidenten e re, duke i përcjellë asaj urimet për detyrën e re.

Në postimin e saj, Dafina shkroi: “Shumë urime”, duke e etiketuar Shiroka – Pulën dhe shoqëruar mesazhin me ’emoji’.

Foto: Instagram

Dafina ka ndarë në InstaStory edhe një tjetër postim, kësaj here të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në fotografinë e publikuar nga Jahjaga, ajo shfaqet përkrah Justina Shiroka Pulës.

Postimi shoqërohet me një urim për presidenten e re, e fotografia sjell në fokus dy prej figurave që kanë mbajtur dhe mbajnë postin e presidentes së Kosovës.

Kështu, përmes dy postimeve të njëpasnjëshme, Zeqiri ka përcjellë urimin e saj për Justinën dhe më pas ka ndarë edhe mesazhin e ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke treguar se ruan raporte të mira me to.

Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër