Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Aktorja britanike, Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filmave “Harry Potter”, ka rrëfyer më shumë për vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pasi u refuzua për një angazhim në aktrim.

Cave tregoi se përmbajtja që publikon në platformë nuk është e natyrës seksuale.

Sipas saj, përdoruesit paguajnë për ta parë teksa luan me flokët e saj apo për të komunikuar me të.

Jessie Cave

Ajo tha se kjo mundësi i ka ndihmuar financiarisht në një periudhë të vështirë dhe e ka përshkruar si diçka që, në një farë mënyre, “i shpëtoi jetën”.

Aktorja tregoi gjithashtu se disa nga ish-kolegët e saj të “Harry Potter” e kanë mbështetur pas vendimit për t’iu bashkuar OnlyFans.

Ajo përmendi Devon Murray, i cili luante Seamus Finnigan dhe Evanna Lynch, e njohur për rolin e Luna Lovegood.

Cave tha se gjatë një konvente të “Harry Potter” ata diskutuan dhe bënë shaka rreth OnlyFans, ndërsa kolegët i dhanë edhe ide për përmbajtjen.

Pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është krijuar si material seksual, Cave pranoi se disa prej abonentëve mund ta shohin atë në këtë mënyrë.

Shtoi se nuk i gjykon këta persona, duke theksuar se shumë njerëz në botë ndihen të vetmuar dhe kërkojnë dikë me të cilin mund të flasin, veçanërisht gjatë natës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër