Qytetarët ofrojnë garancion për Artan Grubin!

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkkup, 07 tetor, Zhurnal.mk – Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero Arifi nga Velesi ka bërë të ditur se është i gatshëm të vendosë në dispozicion të gjithë pasurinë e tij si garanci për lirimin e Grubit informon Tetovasot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arifi ka shkruar se, me mirëkuptimin e familjes, është i gatshëm të vendosë në garanci edhe pasurinë e saj.

“Edhe unë jam gati të vë në garanci gjithçka që kam — pasurinë time dhe, me mirëkuptimin e familjes, edhe pasurinë e saj për lirimin e Artan Grubit,” ka shkruar Blero Arifi.

Ai ka sqaruar se këtë qëndrim e merr për shkak të bindjes së tij personale.

“E bëj këtë sepse besoj në pafajësinë e tij dhe besoj se ndaj tij po zhvillohet një përndjekje politike,” është shprehur Arifi.

Në fund të postimit, ai shton se bindjet duhet të mbështeten me veprime.

“Kur beson te drejtësia, nuk mjafton vetëm të flasësh. Duhet të jesh i gatshëm të qëndrosh pas bindjes tënde edhe kur kjo të kushton,” ka përfunduar ai.

Deklarata e Blero Arifit vjen pas disa reagimeve të ngjashme të mbështetësve të Artan Grubit, të cilët ditët e fundit kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të ofruar pasurinë e tyre si garanci.

Ndërsa, tetovari Asllan Koka ka bërë një deklaratë publike, duke shprehur gatishmërinë që pasurinë e tij të paluajtshme ta vendosë si garanci pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka ka shkruar se është i gatshëm ta japë shtëpinë e tij si garanci me qëllim që Grubit t’i kthehet pasaporta.

“Edhe pasuria e paluajtshme e ime është në dispozicion të Artan Grubit për t’u vendosur si garanci pasurore, me qëllim që t’i kthehet pasaporta,” ka shkruar Asllan Koka.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër