“Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Gigi Hadid është përballur sërish me kritika në rrjetet sociale për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

Modelja 31-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Miu Miu, ku u shfaq me një veshje sportive dhe elegante, të kombinuar me aksesorë në stilin e viteve ’90.

Megjithatë, pas publikimit të videos së sfilatës nga “Vogue”, shumë përdorues kritikuan ecjen dhe qëndrimin e saj në pistë.

Disa e cilësuan paraqitjen si të dobët, e të tjerë vunë në pikëpyetje edhe suksesin e saj në industrinë e modës.

Kritikat ndaj Hadid vijnë vetëm pak javë pasi ajo ishte komentuar negativisht edhe për ecjen në sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York.

Megjithatë, kritikat në rrjet nuk e kanë zbehur praninë e saj në industrinë e modës, ku Hadid vazhdon të jetë një prej emrave më të kërkuar dhe të pranishëm në sfilatat e markave prestigjioze.

Paraqitja e saj në Paris ka treguar edhe një herë se çdo hap i modeles në pasarelë mund të kthehet në temë diskutimi online.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër