Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka takuar sot krerët e Listës Serbe. Ai ka thënë se EULEX është i përkushtuar për sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet.

“Sot zhvillova një takim njohës me kryetarin e “Srpska Lista”-s, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutova çështje që lidhen me sundimin e ligjit.Në takim, rikonfirmova përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Lopes.

Ndërkohë krerët e Listës Serbe janë ankuar tek Lopes për “shtypje të serbëve”.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan veçanërisht dhunën e vazhdueshme institucionale ndaj popullit serb, si dhe presionet dhe veprimet e kundërligjshme ndaj përfaqësuesve serbë dhe organeve komunale, duke theksuar se kjo cenon më tej sigurinë juridike, funksionimin e vetëqeverisjeve lokale dhe besimin e qytetarëve në institucione.Gjatë takimit u theksua se shkelja e të drejtave të serbëve, mosrespektimi i ligjit dhe keqpërdorimi i mekanizmave institucionalë janë bërë dukuri e rregullt, ndërsa mungesa e një reagimi adekuat nga institucionet përgjegjëse inkurajon më tej një sjellje të tillë dhe thellon ndjenjën e pasigurisë te populli ynë”, thuhet në njoftimin e LS.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër