Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me Bullgarinë, ndërsa tha se problemi mbetet te identiteti, të cilin pala bullgare e konteston.

Mickoski tha se nuk mund të pranojë që identiteti maqedonas është krijim i Jugosllavisë.

“Identiteti është edhe emri i shtet, identitet është edhe gjuha ime, identiteti janë mbetjet e të parëve të mi, identiteti im edhe trashëgimia kulturore dhe historia e pasur maqedonase dhe të parët e mi të cilët me gjak e kanë paguar këtë që sot e jetojmë. Ndërsa këtë dikush e mohon dhe se gjuhë e tillë nuk ekziston dhe se është degë e ndonjë gjuhë tjetër. Se gjuha maqedonase është rezultat i vendimit të Kominternit Komunist dhe se gjithçka më herët i përket një identiteti tjetër dhe kështu me radhë. Kështu që jam maqedonas krenar dhe krenar për identitetin tim dhe paraardhësve të mi”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër