Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk -Janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit deri në orën 07:30 të mëngjesit. Katër ende janë aktive, të tjerat janë shuar, njoftuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga zjarret aktive, i pari është në komunën e Studeniçanit ndërmjet fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, vendi i quajtur “Kaldired” ku digjet vegjetacioni i ulët. Në komunën e Çashkës në rajonin e fshatit Jabollçishtë, vendi i quajtur “Bikov Grob” digjet pylli i ahut dhe lisit, shkozë dhe vegjetacion i ulët. Dy zjarret tjera aktive janë në territorin e komunës së Likovës. Pyll me pisha dhe pyll me trungje të ulëta digjen në vendin e quajtur “Guri Kuq” në rajonin e fshatit Strimë, ndërsa vegjetacioni i ulët është djegur në fshatin Mateç.
Nga zjarret e shuara, tre ishin në territorin e Prilepit, ndërsa nga dy në komunat Vinicë, Vrapçishte, Kumanovë dhe Mogillë. Zjarret tjera ishin në rajonet e komunave Aerodrom, Manastir, Bosilovë, Vasilevë, Gazi Babë, Debarcë, Demir Hisar, Dollnen, Koçan, Kratovë, Makedonska Kamenicë, Novac, Saraj, Qendër, Çair dhe Shtip.
