Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot pati fjalim në Forumin për infrastrukturë kritike, dizaj dhe inxhinieri të data qendrave në Shkup, me ç’rast theksoi se data qendrat nuk janë përmbledhje e serverëve dhe teknologjisë por se ato krijojnë një zinxhir të plotë ekonomik – për inxhinierë,, projektantë, kompani ndërtimore, operatorë energjetikë dhe telekomunikues, integrim sistematik, siguri dhe mirëmbajtje.
“Përderisa shtetet e tjera tërheqin miliarda në këtë industri, edhe tek ne debati duhet të zhvillohet me fajte dhe projekte konkrete, dhe jo me dezinformata, spekulime dhe qëndrime pa baza. Nuk guxojë për shkak të informatave të rrejshme paraprakisht të heqim dorë nga investimet që mund të sjellin kapital të ri, infrastrukturë të re dhe mundësi të reja për ekonominë tonë”, theksoi Andonovski.
Ministri theksoi se Maqedonia punon në dy drejtime: data qendër nacionale për inrastrukturë të sigurt shtetërore dhe investime kthyese në data qendra që do të sjellin kapital, dituri dhe mundësi të reja për kompanitë e vendit.
“Posaçërisht është me rëndësi këto mundësi të mund të krijojnë efekt të fuqishëm ekonomik. Qëllimi ynë është një pjesë sa më e madhe e projektimit, ndërtimit, pajisjes, integrimit dhe mirëmbajtjes ta ndërmarrin kompanitë vendore, e me atë të krijohen referenca të reja, njohuri të reja dhe mundësi që ndërmarrjet e vendit më vonë të dalin edhe në tregje të huaja”, theksoi ministri Andonovski.
Data qendrat, shtoi ai, mund të bëhen pjesë e diversifikimit më të gjerë të ekonomisë së vendit drejt industrive me vlerë të shtuar tatimore – me më shumë njohuri, më shumë teknologji dhe më shumë mundësi për biznesin vendor.
