Klodiana Lala: Nëse Balluku bie, do bjerë bashkë me Ramën. Askush në PS nuk vepron pa bekimin e kryeministrit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 tetor Zhurnal.mk – Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe përse ajo vazhdon të jetë deputete, edhe pse ndodhet nën hetim nga ana e SPAK për shumë vepra penale.

Lala theksoi se nëse Balluku bie, do të bjerë bashkë me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, askush në PS nuk vepron pa bekimin e kreut të qeverisë.

Klodiana Lala: Nëse bie Balluku, bie edhe Rama. Balluku ka tashmë një tjetër vepër penale të regjistruar.

Unë mendoj që në PS askush nuk vepron pa bekimin e kryeministrit. Fakti që z Rama mbrojti Belinda Ballukun përballë SPAK dhe ajo nuk e dha dorëheqjen, më bën të kuptoj, se nëse Balluku bie, do bjerë bashkë me Ramën. Nuk mendoj se Rama do e lëshojë Ballukun, sepse ajo po hetohet për çështje korruptive shumë madhore.

Çështja Balluku është një aferë shumë e thellë kriminale, por ajo është aty, sepse mendoj se atë aktivitet korruptiv e ka kryer me bekimin e kryeministrit.

Kam kuptuar që burrat nuk flasin kundër njëri-tjetrit, por mos e merr përsipër inatin e një gruaje. Unë mendoj që Ramën do e rrëzojë vetëm një grua.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër