Maqedonia e Veriut shënon 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 tetor, Zhurnal.mk – Sot shënohen 85 vjet nga Kryengritja Popullore e popullit maqedonas. Në vitin 1941 ndodhi një ngjarje historike me rëndësi të veçantë, që simbolizon qëndresën dhe shënon fillimin zyrtar të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste në Maqedoninë e Vardarit.

11 Tetori përbën një gur themeli në luftën për identitet dhe pavarësi. Ai vazhdon traditat liridashëse të popullit maqedonas, të mishëruara në kryengritjet e Karposhit, Razllovecit, Kresnës dhe Ilindenit, si dhe në përpjekjet për çlirim shoqëror e kombëtar.

Lufta e vendosur e partizanëve të çetës së parë partizane të Prilepit dhe aksionet e tyre, përfshirë sulmin ndaj stacionit policor bullgar e burgut dhe ndërprerjen e linjave elektrike e telefonike, hapën rrugën drejt lirisë.

Të nesërmen, më 12 tetor 1941, nisën aksionet e armatosura edhe në rajonin e Kumanovës. Në vendin e quajtur Menkova Koliba u formua çeta partizane e Karadakut. Së bashku me çetën partizane të Kumanovës, të formuar në vendin UJi i ftohtë (Studena Voda), ajo i intensifikoi veprimet luftarake deri më 17 tetor 1941.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër