Ministri Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me vete edhe Radoiçiqin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prizren, 11 tetor Zhurnal.mk – Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas deklaratave të tij për Prizrenin.

“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës i presin Daçiqin dhe personat që ai i përmend në reagimin e tij.

“Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se përpjekjeve për pushtim, masakrave dhe gjenocidit u është dhënë fund në vitin 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s.

Në fund të reagimit, Hoti ka thënë se drejtësia në Kosovë ka çështje të pambyllura me Daçiqin.

“Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër