Tiranë, 11 tetor Zhurnal.mk – Të dhënat më fundit nga INSTAT flasin për se për vitin që lamë pas u regjistruan 32 mijë të huaj, që u bënë pjesë e tregut të punës. Kjo shifër sa vjen dhe rritet madje pritshmëritë janë që këtë viti të jetë edhe më i lartë.
Xhenis Çelaj, eksperte rekrutimi, thotë të huajt që vijnë kanë eksperiencë pune, nuk janë fillestarë.
Sa i përket pagesës së tyre ata thuajse janë në pagat e shqiptarëve.
“Mund të them se paga që kërkon një i huaj arrin në 60 mijë lekë, por nëse do t’i shtojmë dhe akomodimin dhe ushqimin kostoja totale arrin në 80-90 mijë lekë në muaj. Një pagë e tillë është thuajse njësoj sa e një shqiptari”, tha Çelaj në Vizion Plus.
Sipas saj biznesi çdo ditë e më shumë është në kërkim të punonjësve zanatçinj.
“Ata që po kërkohen më shumë janë saldatorë, elektricistë etj. Këto lloj profesionesh u bënë vite, që nuk i gjen më në tregun shqiptar”, u shpreh Xhenis Çelaj.
Të dhënat flasin se numri të huajve që dominojnë në tregun vendas janë nga Kosova, Italia, India dhe Filipinet.
