Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Prej nesër, ngrohje qendrore do të kenë shfrytëzuesit e kyçur në sistemet për ngrohje me të cilat menaxhon SHA EMV përmes EMV Furnizime me ngrohtësi SHPLNJP Shkup dhe Filiali “Energjetika”.
Sezoni ngrohës zyrtarisht fillon më 15 tetor, por në pajtim me rregullativën mund të fillohet edhe më herët, në periudhën prej 1 deri më 15 tetor, nëse parashikimi për temperaturën e jashtme mesatare për ditën e nesërme është e njejtë apo më e ulët se 12°C.
“Sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), për datën 13 tetor parashikohet temperaturë mesatare e jashtme prej 12°C, me çka janë përmbushur kushtet për prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energji ngrohëse, në përputhje me vendimin e KRRE-së. Deri më 15 tetor, në ueb-faqen e SHA EMV Furnizimi çdo ditë do të publikohen informata për atë nëse përmbushen kushtet për shpërndarjen e energjisë ngrohëse për ditën pasuese”, informoi sot SHA EMV.
Nga atje cekin se sipas rregullave, në muajin tetor dhe gjysmën e aprë të nëntorit, kur kushtet e motit shpesh ndryshojnë, furnizimi me energji ngrohëse do të varet nga temperatura e ajrit dhe kushtet atmosferike në periudha tël ndryshme të ditës, përkatësisht kur temperaturat janë më të ulëta, dërgesa e energjisë ngrohëse rritet, ndërkaq kur janë më të larta, ulet.
Në kushte specifike të motit, kur temperaturat e jashtme gjatë ditës arrijnë vlera të caktuara kufitare, furnizimi me energji ngrohëse ndërpritet, që do të thotë se sistemi çkyçet. Ngrohja qendrore riaktivizohet menjëherë sapo temperaturat bien nën këto nivele të përcaktuara. Sipas SHA EMV, kjo metodë e furnizimit të rregulluar siguron konsum optimal të energjisë ngrohëse dhe minimizon shpenzimet e ngrohjes për konsumatorët.
Nga SHA EMV u bëjnë thirrje konsumatorëve t’i përfundojnë përgatitjet e instalacioneve të veta të brendshme për ngrohje, ndërsa bashkësive të pronarëve të sigurojnë qasje të papengueshme të personave zyrtarë drejt nënstacioneve ngrohëse, furnizim të rregullt elektrik, fatura të paguara për energji elektrike dhe instalacione elektrike funksionale.
Të gjithë konsumatorët e EMV-së Furnizimi me ngrohje mund të kontrollojnë nëse objekti i tyre ndodhet në listën e objekteve pa kushte për dërgesë të ngrohjes në linkun në vijim: Objekte të Mbyllura – ЕМV Furnizimi.
Për informata shtesë, paraqitje të defektit dhe njoftim për intervenime të përfunduara, konsumatorët mund të drejtohen në Qendrën për kujdes të konsumatorëve të EMV Furnizimi, në numrat e telefonit 02 3076 200 и 075 400 100, si dhe në shërbimet e EMV Energjetikës në numrat e telefonit 02 3104 816 dhe 02 3104 872.
