Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçan – Kërçovë. Për sot është caktuar filimi zyrtar i nëdrtimit ku do të marrin pjesë kryeministri, Hristian Mickoski, zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë sshtetërore, Koce Trajanovski.
Ky aks i autostradës është pjesë e Korridorit 8 i cili i lidhë grykën malore Strazhë me Kërçovën.
Projekti duhet të realizohet në dy faza – e para e përfshin trasenë nga fshati Cërvevci deri në Kërçovë, ndërsa e dyta nga Strogomishta e Poshtme deri në Cërvevci.
Mjetet janë siguruar përmes kredisë nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) dhe grante nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për mbikëqyrje ndaj punimeve u bë më 30 shtator të këtij viti mes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe Konsorciumit të kryesuar nga Instituti ndërtimor Maqedoni SHA Shkup, DIVI Maqedonia SHPK Shkup dhe GEING SHPK Shkup.
