Hapet thirrja e re IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian e publikoi Thirrjen e dytë për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA III Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2021–2027, të titulluar “Program për bashkëpunim ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria për vitin 2024”, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes lokale.

Thirrja synon të inkurajojë organizatat nga të dy vendet të zhvillojnë dhe zbatojnë projekte të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

“Organizatat e interesuara ftohen të fillojnë me kohë me përgatitjen e propozim-projekteve të tyre, si dhe vendosjen e kontakteve dhe koordinimin me partnerët e mundshëm ndërkufitarë. Planifikimi i hershëm dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet partnerëve janë parakushte të rëndësishme për përgatitjen e propozim-projekteve cilësore dhe të qëndrueshme”, thuhet në kumtesën.

“Ministria e Vetëqeverisjes lokale është organi Kombëtar për Programin për bashkëpunim ndërkufitar IPA III Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021 – 2027, me një alokim prej 3.430.000 euro, dhe përshëndet shpalljen e thirrjes së re.

Shpreh mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani. Ministria do të vazhdojë të punojë për forcimin e mundësive për zhvillim lokal dhe rajonal, si dhe për rritjen e numrit të projekteve që do të realizohen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar”, theksohet në kumtesën e ministrisë.

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept-notave është 15 janar 2027. Bëhet fjalë për një thirrje të kufizuar, në fazën e parë të së cilës aplikantët duhet të dorëzojnë Koncept-notën (Aneksi A.1 – Formulari i aplikimit për grant: Koncept-nota)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër