Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Më 13.10.2026 në orën 00:05 në SPB Tetovë, A.N. (39) nga Tetova ka raportuar se më 12.10.2026 rreth orës 19:00 në një fushë sporti të një shkolle të mesme të Tetovës, djali i tij nëntëvjeçar është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë, me ç’rast njëri prej tyre ka përdorur edhe një send prej druri. Minorenit i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Një grup të miturish sulmojnë fizikisht 9 vjeçarin, e godasin edhe me mjet prej druri
5
