VLEN: Korridori 8, investim në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen evropiane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me rajonin, thonë nga VLEN.

Për VLEN-in, Korridori 8 është një interes strategjik kombëtar dhe një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes këtij projekti, përmirësohet lidhja me Shqipërinë dhe Bullgarinë, lehtësohet transporti i mallrave dhe krijohen kushte më të favorshme për investime e bashkëpunim ekonomik.

Korridori 8 është një nga projektet që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit. Çdo segment që nis të ndërtohet e afron Maqedoninë e Veriut me një rrjet modern rrugor dhe me një rol më të rëndësishëm në lidhjet tregtare të rajonit.

VLEN-i e konsideron avancimin e këtij korridori pjesë të angazhimit për zhvillim ekonomik, lidhje më të mira rajonale dhe integrim evropian. Synimi është që pozita gjeografike e vendit të shndërrohet në përparësi ekonomike, me infrastrukturë që u shërben qytetarëve, bizneseve dhe gjeneratave të ardhshme.

Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me rajonin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër