RMV dhe Austria nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe Republika e Austrisë zyrtarizuan angazhimin e tyre për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe sfidave të jashtëzakonshme, duke nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi.

Dokumenti u nënshkrua në mënyrë solemne në kuadër të vizitës së drejtorit të përgjithshëm të Sigurisë Publike dhe Policisë austriake, dr. Franz Ruf, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë për Siguri Publike. Memorandumin e nënshkruan zëvendësdrejtori i DMSH-së, magjistër Kashmir Saliu, dhe dr. Franz Ruf.

Nga DMSH-ja theksojnë se kjo paraqet një hap përpara drejt institucioneve më të forta dhe një të ardhmeje më të sigurt, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale në fushën e parandalimit, trajnime dhe ushtrime të përbashkëta për përmirësimin e kapaciteteve operacionale, si dhe reagim më të shpejtë në raste krizash.

– Ky është një hap përpara drejt institucioneve më të forta dhe një të ardhmeje më të sigurt, ku për Maqedoninë kjo nënkupton shkëmbim përvojash, trajnime dhe ushtrime të përbashkëta, si dhe reagim më të shpejtë në raste krizash – thuhet në komunikatë.

Nga institucioni kujtojnë se Austria është një partnere e dëshmuar, e cila dha mbështetje të madhe gjatë përballjes me zjarret e mëdha në rajonin e Maleševës dhe me zjarrin tragjik në Koçan, ndërsa Memorandumi i ri do të shërbejë si bazë për rezultate afatgjata.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër