Jep dorëheqje zëvendës ministri i shëndetësisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor, ndërsa sot ajo është depozituar në Kuvend.Andovski ka bërë të ditur se dorëheqjen e paraqet për arsye personale, duke e falënderuar kryeministrin për besimin e dhënë.

„Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin e dhënë, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin gjatë ushtrimit të funksionit tim. Për mua ishte nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor“, thuhet në mesazhin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër