MEPSO dhuron tre milionë denarë për Klinikën e Kirurgjisë Torakale, drejtori Burim Latifi nderohet me mirënjohje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – MEPSO ka dhuruar tre milionë denarë për Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup, me qëllim përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të pacientëve.

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, doc. dr. Burim Latifi, ka vizituar klinikën, ku mjetet financiare të dhuruara nga kjo kompani janë dedikuar për blerjen e shtretërve të rinj spitalorë.

Ky donacion synon të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe të kontribuojë në ofrimin e kujdesit shëndetësor më cilësor gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Gjatë vizitës, drejtuesit e Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare i kanë ndarë mirënjohje drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, në shenjë falënderimi për mbështetjen financiare dhe kontributin në përmirësimin e kushteve për pacientët.

Përmes këtij donacioni, MEPSO riafirmon angazhimin për mbështetjen e institucioneve shëndetësore dhe investimin në mirëqenien e qytetarëve, duke kontribuar në krijimin e kushteve më të përshtatshme për trajtim dhe kujdes shëndetësor.

Mbështetja e institucioneve shëndetësore përmes donacioneve paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe në krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin shëndetësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër