Kasami: Hap pas hapi drejt një stadiumi modern në Tetovë!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë pamje të reja nga punimet në stadiumin e qytetit, ku vërehen avancime të dukshme në realizimin e projektit.

“Hap pas hapi, drejt një stadiumi modern”, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale, duke përcjellë ecurinë e punimeve dhe zhvillimet në terren.

Fotografitë e publikuara tregojnë progresin e deritanishëm në stadium, i cili synon të marrë një pamje më moderne dhe të ofrojë kushte më të mira për futbollistët dhe tifozët.

Rikonstruktimi i stadiumit paraqet një projekt të rëndësishëm për sportin në Tetovë, qytet me traditë të madhe futbollistike dhe me interes të veçantë për klubin Shkëndija dhe mbështetësit e tij.

Punimet pritet të vazhdojnë në fazat e ardhshme, me synimin që stadiumi të shndërrohet në një hapësirë sportive më moderne për qytetin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër