Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do ta pranojnë ftesën e Avokatit të Popullit në Kosovë,  Naim Qelaj, për pjesëmarrje në një tryezë ku do të diskutoheshin gjetjet dhe rekomandimet e këtij institucioni lidhur me Gjykatën Speciale dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Dhomat e Specializuara rikujtojnë se neni 162, paragrafi 11, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ia njeh pa asnjë paqartësi Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara “përgjegjësinë ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”. Dhomat e Specializuara i referohen ftesës së pranuar për pjesëmarrje në një tryezë të organizuar nga Avokati i Popullit në Kosovë, z. Naim Qelaj, me temën “Gjetjet dhe rekomandimet ex officio të institucionit të tij lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”. Dhomat e Specializuara dëshirojnë të bëjnë të ditur se do të ishte e papërshtatshme që ta pranonin këtë ftesë”, thuhet në njoftimin e fundit të tyre.

Në komunikatë thanë se kanë vlerësuar se do të ishte e papërshtatshme që ta pranonin këtë ftesë, pasi sipas tyre përgjegjësia për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me këtë institucion i takon ekskluzivisht Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër