19
Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Në Prishtinë, në orën 11:00, mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të KFOR-it në Kosovë.
Gjatë ceremonisë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit Roberto Vergori, i cili do të marrë drejtimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Ceremonia do të zhvillohet në Shtabin e Misionit të KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.
