Komunikacioni zhvillohet pa pengesa por në rrugë të lagështa

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit.

Kujdes të veçantë rekomandohet gjatë lëvizjeve nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër