Tre avokatë në garë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, sot intervistohen në Kuvend

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Tre kandidatë do të intervistohen sot në Kuvend, si pjesë e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor, i cili zgjidhet nga deputetët e Kuvendit.

Intervistat do të zhvillohen nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, pas publikimit të njoftimit publik dhe shqyrtimit të aplikimeve të pranuara. Nga gjithsej katër aplikantë, tre i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në procedurën e mëtejshme.

Ndër kandidatët që do të intervistohen janë Emilija Aleksovska, avokate nga Kumanova, Xhoko Dikov, avokat nga Strumica dhe Fadil Xhelili, avokat nga Gostivari.

Procedura po zhvillohet pas anulimit të mëparshëm të njoftimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër