Tetovë, 14 tetor Zhurnal.mk – Disa pjesë të Tetovës, si dhe pjesë të fshatrave Pallçisht i Poshtëm dhe Kamjan, nesër, më 15 tetor, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të furnizimit.
Nga ora 08:40 deri në 14:15, pa rrymë do të mbeten objektet pranë kopshtit të vjetër të fëmijëve, një pjesë e lagjes Cetinska, pranë rrugës „M. Rajçeviq“, objektet prapa televizionit „Kiss“, si dhe objektet pranë stadiumit të vjetër në Tetovë.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje e energjisë elektrike do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Pallçisht i Poshtëm, përkatësisht te objektet prapa pikës së karburantit „Hit Oil“.
Në të njëjtin orar, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Kamjan, përkatësisht objektet në dalje të fshatit në drejtim të autostradës.
Ndërkaq, nga ora 10:00 deri në 11:30, pa energji elektrike do të mbetet objekti i „Ramstore“-it në qendrën tregtare „Palma Mall“ në Tetovë.
