Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, duke vlerësuar kontributin në afrimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe mbështetjes së Greqisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura