9
Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se deri tani janë plagosur 71 efektivë policie.
Ai u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për akte dhune, sipas tij.
Ai tha se nga të arrestuarit e natës së parë të protestës nuk kishte asnjë student, ndërsa natën e dytë vetëm disa prej tyre rezultuan studentë.
Sipas tij, të rinjtë me maska që po sulmojnë dhe dhunojnë policinë dhe pronën publike dhe private nuk janë studentë, por janë rekrutuar nga ata që kanë organizuar protestën, të cilët i cilësoi si eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm.
