Protestat në Shqipëri, Kasami: Qytetarët dhe pushteti të gjejnë zgjidhje demokratike, jo përmes dhunës!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje me të cilat duhet të përballen institucionet dhe faktorët politikë në vend.

Kasami u shpreh se shpreson që situata të marrë fund sa më shpejt përmes një zgjidhjeje demokratike, duke nënvizuar se vullneti dhe zëri i qytetarëve duhet të respektohen.

“Janë probleme me të cilat politikanët në Shqipëri duhet të ballafaqohen. Uroj që kjo të përfundojë sa më shpejt me një përgjigje demokratike. Zëri i qytetarëve duhet të respektohet dhe uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt.”

Ai theksoi se dhuna nuk mund të arsyetohet nga asnjëra palë dhe bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe qytetare.

“Nuk arsyetohet dhuna nga asnjëra palë. Ajo që ka ndërtuar Shqipëria dhe qytetarët e saj duhet të mbrohet nga të gjitha palët. Uroj që Shqipëria, pushteti, por edhe qytetarët, ta gjejnë rrugën më të mirë për të dalë nga kjo situatë.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër