Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Në nderim të heroit Idriz Rrecaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore, ku u kujtua jeta, veprimtaria patriotike dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vlerësuar kontributin e Idriz Rrecajt, duke theksuar se ai ishte një prej burrave që në kohët më të vështira për Kosovën zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar dhe e dëshmoi përkushtimin e tij me vepra konkrete, deri në flijim për lirinë e vendit,.

Lushtaku ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të gjithë Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër