“O Sali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve me bombola zjarri”, Balla-kryedemokratit: Nuk e djeg dot më Shqipërinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në Facebook, duke akuzuar Sali Berishën se po nxit aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan: “O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”

Më tej, ai ka publikuar edhe një tjetër mesazh, duke iu referuar një gruaje që e cilëson si kandidate të Berishës dhe duke pretenduar se çanta e saj ishte e mbushur me bombula zjarri.

“Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”, vijon Balla.

Reagimi vjen në ditën e katërt të protestës, pas tri ditësh të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private. (A2 Televizion)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër