Këlliçi: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë për dhunë ndaj studentëve protestues dhe ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për caktimin e 6 masave “arrest shtëpie” dhe 11 masave “detyrim paraqitje”.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të policisë që të ndalojnë, sipas tij, dhunën ndaj protestuesve dhe të tërheqin efektivët civilë.

“Ndaloni dhunën kafshërore ndaj studentëve. Tërhiqni civilët banditë të armatosur dhe mercenarët e paguar, me të cilët po rrëmbeni qytetarët. Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët”, tha deputeti demokrat.

Këlliçi deklaroi se PD-ja do të vijojë mbështetjen për studentët dhe paralajmëroi se drejtuesit e policisë do të mbajnë përgjegjësi ligjore për dhunën ndaj protestuesve.

Ai tha se partia po dokumenton ngjarjet dhe se nuk do të ndalet përballë, siç e cilësoi, represionit shtetëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër