Lehtësohet marrja e terapisë për sklerozën multiple

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për decentralizimin e terapisë për sklerozën multiple, në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Neurologjisë, Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin Klinik të Shtipit.

Në një konferencë për media, Klekovski tha se qëllimi i kësaj iniciative është lehtësimi i jetës së përditshme të pacientëve me sklerozë multiple dhe mundësimi i qasjes në trajtim më pranë vendbanimit të tyre.

“Kjo është një iniciativë për të cilën kemi punuar për një kohë të gjatë. Këto tri spitale tashmë i plotësojnë kushtet. Ato veçmë kanë përvojë në zbatimin e terapisë biologjike, ndërsa terapia me tableta paraqet një problem më të vogël. Kapacitetet janë siguruar dhe ekziston plan për shpërndarjen e terapisë. Qytetarët nga rajoni i Shkupit do të trajtohen në spitalin ‘8 Shtatori’, pacientët nga rajoni i Lindjes në Shtip, ndërsa ata nga rajoni i Ohrit në ‘Shën Erazmo’”, deklaroi Klekovski.

Ministri theksoi se ky është vetëm hapi i parë dhe se në të ardhmen do të përfshihen edhe klinika të tjera, me qëllim që pacientëve t’u mundësohet trajtimi sa më afër vendbanimit të tyre.

Sipas autoriteteve shëndetësore, aktualisht në vend janë rreth 2.000 pacientë që vuajnë nga skleroza multiple, prej të cilëve rreth 1.800 kanë nevojë për terapi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër