Mexhiti nga Bërvenica: VLEN-i qëndron pas Jakup Huseinit, ministrat dhe udhëheqësia në shërbim të komunës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 tetor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në tubimin përmbyllës në Bërvenicë, ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryetar komune, Jakup Huseini, duke e cilësuar atë si vlerë të shtuar për partinë.

Mexhiti theksoi se VLEN-i, në raste të caktuara, ka zgjedhur kandidatë duke vlerësuar përgatitjen profesionale, njohjen e problemeve lokale dhe aftësinë për t’u përballur me sfidat e komunës.

“Kur vlerësojmë se ka një djalë apo vajzë të shkolluar dhe të përgatitur, që e njeh komunën, atëherë VLEN nuk hamendet dhe i kandidon ata kandidatë. Rasti i Jakupit është i tillë. Nuk e kemi zgjedhur si militant partiak, por si djalë të shkolluar, magjistër i drejtësisë që e di si merr frymë komuna dhe i di hallet e çdo fshati”, deklaroi Mexhiti.

Ai përmendi edhe raste të tjera, si Struga dhe Haraçina, duke theksuar se VLEN-i synon të përzgjedhë kandidatë që i njohin nga afër nevojat e qytetarëve.

Mexhiti shtoi se qëllimi i partisë nuk është vetëm marrja e drejtimit të komunës, por edhe angazhimi i institucioneve dhe përfaqësuesve të tij në funksion të qytetarëve të Bërvenicës.

“Jakupi na duhet në krye të komunës që këta ministra, zëvendësministra dhe gjithë udhëheqësia e VLEN-it të jenë në shërbim të Jakupit, ndërsa ai në shërbim të Bërvenicës”, u shpreh Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër