Policia kriminalistike ka vijuar aksionet në terren, duke kryer kontrolle dhe bastisje në më shumë se 40 lokacione gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas informacioneve jozyrtare, Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në koordinim me të gjithë sektorët për punë të brendshme dhe njësinë organizative për qentë zyrtarë, po vazhdon aktivitetet e nisura.
Gjatë aksionit, sipas informacioneve, janë gjetur drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale.
Aksioni është vazhdim i veprimeve të koordinuara të të gjitha njësive organizative të MPB-së dhe, sipas Ministrisë, dëshmon angazhimin për luftimin e pakompromis të kriminalitetit.
