Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar analizë të veçantë për mënyrën se si u arrit marrëveshja mes VV dhe PDK

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 tetor Zhurnal.mk – Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar analizë të veçantë për mënyrën se si u arrit marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente. Ajo ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, por ka vënë në pikëpyetje arsyet pse kompromisi u arrit vetëm pak minuta para përfundimit të afatit kushtetues.

“Për aq kohë sa ka qenë i mundshëm kompromisi mes PDK-së dhe LVV-së, pse nuk ndodhi më herët? Ne e kemi ditur edhe me vite e muaj më herët. Madje, shkuam në zgjedhje pikërisht për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së presidentit. Pse këto dy parti, kur kanë pasur vullnet për ta gjetur një kompromis pse nuk e bënë më herët, që të mos detyrohej Kosova të shkonte në zgjedhje edhe të hynim në kriza politike” ka shkruar deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër