Apple pritet ta prezantojë iPhone 18 në mars të vitit 2027, së bashku me iPhone 18e dhe iPhone Air 2, sipas parashikimeve të publikuara nga Forbes.
Pas lansimit të iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe modelit të parë të palosshëm, iPhone Duo, vëmendja tashmë është përqendruar te modelet e ardhshme.
Bazuar në kalendarin e lansimeve të mëparshme të Apple, prezantimi mund të bëhet në fillim të marsit, rreth datave 3 ose 9 mars 2027.
Ndërsa dalja në shitje e modeleve të reja mund të bëhet të premten, më 12 ose 19 mars 2027.
Megjithatë, këto data janë vetëm parashikime dhe Apple ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht orarin e lansimit.
Nëse ky plan realizohet, marsi i vitit 2027 mund të sjellë një nga lansimet më të mëdha pranverore të iPhone-ve, me tri modele të reja brenda një periudhe të shkurtër.
