Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2026/2027

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

K O N K U R S

Për ndarjen e 175 bursave për studentë për vitin akademik 2026/2027

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti i Makinerisë ;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti Pedagogjik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore;
  • Fakulteti Stomatologjik;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti Filozofik;
  • Fakulteti Filologjik;
  • Fakulteti i Pylltarisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe
  • Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
  • Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
  • Fakulteti i Shkencave Islame;
  • Fakulteti i Kulturës Fizike
  • Dhe fakultete tjera që nuk janë përfshirë në listë(në Universitet e lartpërmendura).

II.KRITERIUMET PËR APLIKIM

  1. Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimit;
  4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
  5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

III.DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURSIN E BURSAVE

  1. Formulari për aplikim (merret te Fondacioni ose shkarkohet on-line);
  2. Vërtetim për regjistrimin e semestrit për vitin akademik 2026/2027;
  3. Certifikata për provimet e parapara dhe të dhëna (CPPDHI)
  4. Vërtetim i notave, transkriptë ose kopje të indeksit (ku mund të shihen të gjitha notat);
  5. Dokumente për statusin social familjar:
    • Vërtetim nga punëdhënësi për secilin prind/kujdestar të punësuar, ku shënohet edhe paga mujore neto.
    • Vërtetim nga Enti për punësim për prindërit/kujdestarët e papunësuar;
    • Fletëpagesë pensioni për anëtarët e pensionuar – Fondi pensional;
    • Çeku i ndihmës sociale – Banka deponente;
    • Për studentë pa prindër/njërin prind – Certifikatë vdekjeje (Drejtoria për udhëheqje me librat amë nga Komuna përkatëse);
  6. Vërtetim nga Drejtoria për të Ardhurat Publike për të ardhurat vjetore të secilit prind/kujdestar për vitin 2025;
  7. Kopje të letërnjoftimit;
  8. Kopje të certifikatës së lindjes;

IV. VLERA E BURSËS DHE MËNYRA E REALIZIMIT
Vlera mujore e bursës është 6.000 denarë për secilin përfitues. Bursa mbulon nëntë muaj të vitit akademik 2026/2027, me vlerë të përgjithshme prej 54.000 denarësh për përfitues.

Pagesa realizohet në këste gjatë vitit akademik; një këst mund të përfshijë pagesën për një ose më shumë muaj.

V. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë personalisht në zyrën e Fondacionit ALBIZ në adresën: rr. 20, nr. 97, Saraj – Shkup. Aplikimet bëhen në afatin vijues :

prej 16.10.2026 (e premte) deri më 20.11.2026 (e premte) ora 14:00.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose ID-në.

Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së Fondacionit Albiz, në ueb faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

VI. SQARIM

  1. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të dorëzohet personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
  2. Çdo person i cili do të konkurrojë do të marrë dëshmi (numër të dosjes). Studentët me numrin e dosjes do të identifikohen në të gjitha fazat e përcaktuara për tu përzgjedhur si bursist. Numri i aplikimit duhet patjetër të ruhet, deri në përmbylljen e konkursit;
  3. Aplikimet e pakompletuara, gjegjësisht dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
  4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapa, mbeten në arkivin e Fondacionit;
  5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra).
  6. Nga e njëjta familje mund të përfitojë bursë vetëm një student.

Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk, nga ora 08:00-16:00.

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin – Bursa për  studentë 2026/27<<

>>KLIKO KETU – Shkarko formularin – Bursa për  studentë 2026/27<<

>>KLIKO KETU – Shkarko certifikatën për provimet e parapara dhe të dhëna (CPPDHI)<<

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër