Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Nëpunësit administrativë që për dy vite radhazi do të vlerësohen me notën “1 – e pa mjaftueshme” do ta humbin vendin e punës, përcjell TV21. Ky është një nga risitë e parapara me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë, të cilat Kuvendi i miratoi me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet ligjore parashikohet një pasojë e qartë juridike për nëpunësit që vazhdimisht marrin vlerësimin më të ulët për dy vite radhazi. Ndërprerja e marrëdhënies së punës do të bëhet sipas fuqisë së ligjit.

Qëllimi i zgjidhjes së re është forcimi i përgjegjësisë në administratë dhe sigurimi i funksionimit më efikas të institucioneve.

Ndryshimet parashikojnë edhe shfuqizimin e mundësisë së avancimit pa shpalljen e konkursit të brendshëm, me qëllim që të sigurohen mundësi të barabarta për të gjithë nëpunësit administrativë dhe zbatimi i vazhdueshëm i sistemit të meritave.

Nga VMRO-DPMNE vlerësuan se me këto ndryshime korrigjohen mangësitë e periudhës së mëparshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër