Haxhi Vasileva: Të përqendrohemi te rastet që janë vërtet me interes publik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor Zhurnal.mk – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të merret me raste të profilit të lartë, hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë. Kjo duhet të bëhet prioriteti ynë dhe pjesë e luftës kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër grupeve kriminale, theksoi prokurorja Iskra Haxhi Vasileva, duke iu përgjigjur pyetjes për prioritetet e programit të saj.

“Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet, sepse në këtë mënyrë mund të arrihen efekte të mëdha edhe në luftën kundër llojeve të ndryshme të kriminalitetit që janë në kompetencë ekskluzive të kësaj prokurorie. Kam një plan dhe një ide konkrete se si të arrijmë deri te kjo: ta përqendrojmë punën te rastet që janë vërtet me interes publik dhe në interes të qytetarëve. Ne jemi mbrojtës të sistemit dhe, në këtë kuptim, duhet të jemi edhe realistë dhe ta maksimizojmë efektin e punës sonë”, theksoi Haxhi Vasileva.

Për prioritetet e punës së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillohet debat në emisionin e mbrëmjes “Top Tema” në televizionin Telma, ku marrin pjesë katër kandidatët për drejtues të këtij institucioni: prokurorët Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi Vasileva, Faton Azizi dhe Trajçe Pelivanov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër