Pelivanov: Të formohet një sektor me ekspertë financiarë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor Zhurnal.mk – “Kam dy vjet që jam jashtë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe do të më duhet t’i shqyrtoj rrethanat, kapacitetet kadrovike dhe teknike. Jam i vetëdijshëm se duhet të forcohen kapacitetet e Qendrës Hetimore”, deklaroi prokurori Trajçe Pelivanov në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

Pelivanovi, njëri nga katër kandidatët për drejtues të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, theksoi se një nga idetë e tij kryesore është formimi i një sektori të posaçëm me ekspertë financiarë, të cilët do të ndihmonin në zhvillimin e hetimeve financiare.

“Idenë time e kam që të formohet një sektor me ekspertë financiarë, të cilët do të ndihmojnë në hetimet financiare, si dhe të bëhen përpjekje për sigurimin e mjeteve më të mëdha financiare. Gjithashtu, duhet të përmirësohet statusi material i prokurorëve dhe i të gjithë të punësuarve në këtë prokurori”, deklaroi Pelivanov.

Ai shtoi se është e nevojshme të bëhet një analizë serioze dhe e hollësishme e të gjitha lëndëve që janë aktualisht në procedurë, me qëllim përcaktimin e prioriteteve dhe identifikimin e rasteve që kërkojnë vëmendje më të madhe.

“Duhet të përcaktohen prioritetet dhe të vendoset se cilave lëndë duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje, si dhe të ndihmohet zgjidhja e tyre, veçanërisht e atyre që zgjojnë interes më të madh në opinion”, theksoi Pelivanov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër