19
Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Automjete të reja të ndihmës së shpejtë janë sjellë në parkingun para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ku është paralajmëruar promovimi i projektit qeveritar për blerjen e gjithsej 100 automjeteve për ndihmë urgjente mjekësore.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në promovimin e këtij projekti.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është paraparë që kryeministri të japë deklaratë për mediat.
