Durmishi: Paga mesatare neto arrin në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vjet

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë, Besart Durmishi, ka deklaruar se paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2026 ka arritur në 48.499 denarë, duke shënuar rritje prej 7.538 denarësh ose 18,4 për qind krahasuar me dy vjet më parë, përcjell Zhurnal.mk.

Përmes një postimi, Durmishi vlerësoi se rritja e pagave gjatë dy viteve të fundit është dukshëm më dinamike në krahasim me dy vitet e para të mandatit të qeverisë paraprake.

Sipas shifrave të publikuara nga ministri, rritja e pagës mesatare neto është 5.141 denarë më e lartë, ndërsa rritja nominale është 7,89 pikë përqindjeje më e madhe. Ai theksoi gjithashtu se rritja mesatare mujore është më shumë se trefishuar.

Durmishi i cilësoi këto të dhëna si tregues të një dinamike pozitive në rritjen e pagave.

“Prioriteti ynë mbetet ekonomia që krijon të ardhura më të larta, vende pune të paguara më mirë dhe standard më të lartë jetese për qytetarët”, theksoi ministri i Ekonomisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër