Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Në shërbim të qytetarëve nga sot. Fillon zbatimi i projektit për furnizimin e 100 auto-ambulancave të reja në sistemin shëndetësor të Maqedonisë – njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Siç është paralajmëruar, kryeministri sot do të marrë pjesë në promovimin e projektit për blerjen e 100 auto-ambulancave të reja në parkingun er Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.
Nga pres-shërbimi qeveritar njoftojnë se është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.

