Boksieri shqiptar 22 vjeqar , Elvin Sope do të ngjitet në ring më 27 nëntor 2026, ku do të përballet me boksierin Jose Rivas në Europa-Park, në një sfidë të rëndësishme që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve shqiptarë.
Për Sopen, kjo përballje përfaqëson më shumë sesa një ndeshje boksi. Pas saj qëndrojnë muaj e orë të tëra përgatitjesh, sakrifica dhe përkushtim, me synimin për të dhënë më të mirën në ring dhe për të përfaqësuar denjësisht veten dhe kombin shqiptar.
Në një intervistë për portalin MalishevaSot, në bisedë me gazetarin Altin Dobruna, Elvin Sope ka shprehur dëshirën dhe motivimin e madh për këtë përballje, duke theksuar se po e pret me padurim momentin për ta bërë krenar popullin shqiptar në përgjithësi.
Kjo deklaratë vjen si një mesazh i qartë i ambicies së boksierit shqiptar, i cili synon që përmes paraqitjes së tij në ring të sjellë emocione dhe krenari për të gjithë bashkatdhetarët, kudo që ndodhen.
Në prag të kësaj mbrëmjeje sportive, mbështetja e tifozëve shqiptarë mund të luajë një rol të rëndësishëm për motivimin e tij. Prania e tyre në sallë do të ishte një shtysë shtesë për Sopen, i cili do të kërkojë të japë maksimumin në një përballje që ka rëndësi të veçantë për karrierën e tij.
T
