Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Aktorja dhe këngëtarja braziliane, Lua Blanco, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur në rrjetet sociale vëllai i saj, aktori Daniel Blanco.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur Lua Maria Blanco.

Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë asaj periudhe ishte plotësisht e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj që kishin qenë me të gjithë jetën e saj”, shkroi Daniel.

Ngushëllime shprehën shumë kolegë të saj, ndër ta Sophia Abrahao dhe Arthur Aguiar, me të cilët luajti në serialin “Rebelde”.

 Lua

Lajmin e bëri të ditur edhe aktorja meksikane Dulce Maria, e cila luajti rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në Sao Paulo, Lua u bë e njohur në të gjithë Brazilin si Roberta Messi në versionin brazilian të telenovelës “Rebelde”, dhe ajo ishte gjithashtu anëtare e grupit muzikor të krijuar nga ai projekt.

 Lua

Pas serialit “Rebelde”, ajo vazhdoi karrierën e saj në televizion, duke luajtur në serialet “Pecado Mortal” dhe “A Forca do Querer”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër